Festa dhe gëzimi në mesin e futbollistëve të Struga Trim Lum sonte është më shumë se kurrë në nivel, kjo pasi sonte prekën edhe fazën “play-off” të Ligës së Konferencës. Është kjo një arritje shumë e madhe për skuadrën e themeluar vetëm 8 vite më parë, ndërsa gëzimi edhe më i madh vërehej te kapiteni Flamur Tairi, që është pjesë e gjitha këtyre sukseseve të njëpasnjëshme të skuadrës së Struga Trim Lum.
“Unë jam pjesë e FC Struga Trim Lum që nga fillimet e saja, dhe vit për viti kemi arritur suksese të njëpasnjëshme, jam shumë i emocionuar për kualifikimin në ‘play-off’, është një arritje historike për ne, dhe shpresojmë të vazhdojmë Akoma me suksese të njëpasnjëshme dhe pse jo të kualifikohemi edhe në grupet e Ligës së Konferencës.” – u shpreh fillimisht kapiteni Flamur Tairi, i cili për këtë arritje falënderoi bashkëlojtarët e tij, që sonte kishin dhënë shpirtin në terrenin e gjelbër, vetëm e vetëm për të vazhuar ëndërrën europiane.
“Sigurisht për këtë arritje dua të falënderojë të gjithë futbollistët, pasi kanë treguar një shpirt gare ta paparë sonte, kanë sakrifikuar që të gjithë, edhe ata që luajtën nga minuta e parë, edhe atë që u inkuadruan në lojë nga stoli, kanë treguar një entuziazëm, një përgatitje të jashtëzakonshme dhe i falënderojë të gjithë” – përfundoi Flamur Tairi, i cili sonte në lojë u inkuadrua nga bankina, duke zëvendësuar Mazrekajn në minutën e 79-të.