Pas përgatitjeve disa javëshe në Sofje të Bullgarisë dhe Kishinev të Moldavisë, e në vigjilje të pjesëmarrjes në Botërorin per senior muajin e ardhshëm në Beograd, Fati Vejseli po merr pjesë në turneun e fuqishëm “Ion Cornianu & Ladislau Simon” që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.
Pas seancës së mëngjesit, mundësi ynë u plasua në gjysmëfinale të kategorisë deri më 70 kg.
Vejseli, raundin e parë ishte i lirë, ndërsa në çerekfinale, me një pikë të fituar në sekondën e fundit të duelit, ngadhnjeu kundër mundësit nga Turkmenistani.
Tani, në gjysëmfinale, Vejseli do të takohet me Nicolai Grahmez nga Moldavia, medalist i bronztë në Evropianin e vitit të kaluar.