Armando Duka përgëzon Duron dhe Dajën! Dua tre ekipe shqiptare në grupet e Ligës së Konferencës

Struga Trim Lum, Ballkani dhe Partizani mbrëmë siguruan fazën “Play-Off” në kuadër të Ligës së Konferencës. Kjo arritje e skuadrave shqiptare ka gëzuar tej mase edhe kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili në veçanti ka përgëzuar dy trajnerët, Shpëtim Duro dhe Ilir Daja, që arritën suksese edhe me dy skuadrat tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

Kujtojmë, Struga Trim Lum mbrëmë në Luksemburg pësoi disfatë 2:1 nga skuadra kampione e këtij vendi, Sëift Hesperange, mirëpo falë fitores 3:1 në ndeshjen e parë në Shkup, skuadra e Duros kaloi në fazën “play-off”, duke iu bashkuar skuadrës së Ballkanit të udhëhequr nga Ilir Daja.

Skuadra kosovare edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar në transfertë mundi ekipin kampion të Gjibraltarit, Lincoln Red Imps, këtë herë me rezultatin 3:1, ndërsa fitore edhe në ndeshjen e dytë regjistroi edhe Partizani, skuadër kjo që pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë në transfertë, mbrëmë mundi minimalisht 1:0 ekipin e Valmiera. (infOSport.mk)

Leave a Reply