Struga TRIM LUM bëri krenar gjithë struganët, gjithë Maqedoninë, por edhe gjithë shqiptarinë

Struga Trim Lum vazhdon të shkruaj historinë në futbollin europian. Skuadra e themeluar nga Kompania gjigande “Trim-Lum” që u themelua vetëm 8 vite më parë sonte siguroi një vend për në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Konferencës.

Vërtetë një sukses i jashtëzakonshëm i skuadrës me në krye pronarin Mendi Qyra, por edhe dyshen e presidentëve Arbtrim dhe Lum Qyra, që janë më të merituarit për këtë sukses historik, për të cilin po flasin gjithë struganët, e gjithë Maqedonia, por edhe gjithë shqiptarët ane mbanë Botës.

Për hirë të vërtetës sonte në Luksemburg, skuadra e Struga Trim Lum u befasua nga disa tifoz shqiptarë që me flamujt “kuqezi” gjatë gjithë ndeshjes ishin në pëkrahje të skuadrës shumë simpatike nga qyteti i bukur i Strugës.

Është kjo një shenjë e mirë për skuadrën e Struga Trim Lum, që po përfiton edhe zemrat e tifozëve real të futbollit, qoftë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Diaspora, apo edhe nga Kontinenti i largët i Amerikës, duke mos harruar këtu edhe Australinë.

Brenda 8 vitesh të fitosh zemrat e mijërave tifoz, kjo falë edhe rezultateve pozitive si në futbollin vendor, ku Struga Trim Lum mban epitetin e kampionit të Maqedonisë së Veriut, por tashmë edhe në Europë, aty ku po luan një futboll shumë të bukur, është për çdo lëvdatë, që i meritojnë të gjithë nga kjo skuadër model, që me një buxhet simpatik është në rrugë të mirë të kap edhe grupet e Ligës së Konferencës, që vërtetë do të ishte qershia mbi tortë.

Për këtë sukses historik, pa dyshim se meritat më të mëdha ju shkojnë futbollistëve, stafit të trajnerëve, e mbi të gjitha familjes Qyra, që po nderon vendlindjen e tij, bashkëqytetarët strugan dhe kuptohet gjithë shqiptarët ane mbanë Botës. (infOSport.mk)

Leave a Reply