Festa nuk po ndalon ende në Luksemburg, aty ku fjalën kryesore po kanë futbollistët e Struga Trim Lum, që me të drejtë mund të festojnë edhe pak, pasi që nga nesër duhet menduar për ndeshjen e rradhës në kampionat fillimisht, por më pas edhe për ndeshjen e fazës “play-off”, atë kundër skuadrës isldandeze të Breiðablik.
Ndeshjen e parë Struga Trim Lum do ta zhvillojë si vendas me datë 24 gusht, ndërsa atë kthyese një javë më vonë në tokën islandeze. (infOSport.mk)