Futbollisti më i mirë i UEFA-s, Messi përballë dyshes së Sitit, Haland-Brujne

UEFA ka shpallur listën e ngushtë të futbollistëve që garojnë për lojtarin më të mirë të UEFA-s për sezonin e kaluar 2022-2023.

Tre të nominuarit për këtë çmim individual janë tre lojtarë: Kevin De Brujne, Erling Haland dhe Lionel Messi.

Dy lojtarët e Mançester Sitit dhe ish-futbollisti i PSZh-së do të garojnë këtë çmim, që do të jepet më 31 gusht, në Monte Karlo.

Tre trajnerët që do të garojnë për çmimin e më të mirit në këtë konkurrencë janë: Pep Guardiola (Mançester Siti), Simone Inzaghi (Inter) dhe Luçiano Spalleti (Napoli).

Këto çmime marrin parasysh sezonin e zhvilluar si në klube ashtu edhe në ekipin kombëtar të lojtarëve që kanë luajtur në futbollin europian.

 

Leave a Reply