ZYRTARE, Milot Rashica te Beshiktashi deri në vitin 2027

Milot Rashica edhe zyrtarisht sezonin e ri do të luaj sërish në Superligën turke, mirëpo këtë herë me fanellën e Beshiktashit.

Ylli i përfaqësueses së Kosovës me ekipin “bardhezi” nga Stambolli ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare.


LEXO GJITHASHTU: Milot Rashica “tradhëton” Galatasarajin, transferohet te Beshiktashi!


Sipas mediave turke, ky transferim i Rashicës, skuadrës së Beshiktashit i ka kushtuar 5 milion euro, para këto që kanë shkuar në llogarinë e skuadrës angleze të Noruiç. Rashica edicionin e kaluar në formë huazimi kishte luajtur për rivalin e madh të Beshiktashit, skuadrën e Galatasarajit, me të cilët ishte shpallur kampion i Turqisë.

Ylli kosovar drejt Stambollit është nisur orët e vona të së martës, ndërsa gjatë ditës së sotme pasi i njëjti ti kalojë vizitat mjekësore, pritet të prezantohet me fanellën e Beshiktashit. (infOSport.mk)

Leave a Reply