Skuadra e Rabotniçkit, që në dy xhirot e para të sezonit të ri regjistroi një fitore dhe një disfatë, gjatë ditës së sotme ka bërë prezantimin e një futbollisti të r inga Uganda, që pritet të ndihmojë skuadrën në sezonin e ri.
Bëhet fjalë për Shafik Kagimu, i cili vjen nga skuadra kampione e Kenisë, Ger Mahia Nairobi. Mesfushori nga Uganda me skuadrën shkupjane ka firmosur kontratë dy vjeçare.
24- vjeçari, karrierën e tij e kishte nisur te skuadra e URA Kampalla në vendlindjen e tij në Ugandë, për tu transferuar më pas në futbollin kenian.
Për Kagimu, Rabotniçki do të jetë skuadra e parë me të cilën do të luaj në Europë. (infOSport.mk)