Struga Trim Lum në orët e vona të mbrëmjes së kaluar ka arritur në Luksemburg, aty ku të enjtën do të zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Sëift Hesperange, e vlefshme për turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës.
Megjithatë për këtë ndeshje shumë të vlefshme për skuadrën kampione të vendit tonë, trajneri Shpëtim Duro nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e nigerianit, Hogan Ukpa, kjo pasi ky i fundit nuk u pajis me vizë nga autoritetet gjermane.
Ukpa po qëndron në Shkup dhe është në pritjeje të një përgjigje pozitive nga shteti gjerman, edhe pse edhe këta të fundit deri në këto momente nuk kanë ndonjë përgjigje konkrete rreth ndalimit të futbollistit të Struga Trim Lum.
Kujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup, skuadra strugane kishte regjistruar fitore 3:1, falë “tripletës” së Besart Ibriamit, duke qenë shumë pranë kualifikimit për në fazën e “play-off”. (infOSport.mk)