Andi Hadroj me shumë gjasa do të largohet nga Partizani i Tiranës. Si destinacion i ardhshëm i mbrojtësit të krahut të djathtë shihet Turqia, ndërsa siç raportojnë mediat në Shqipëri, “Demat e Kuq” tashmë kanë gjetur zëvendësuesin e Hadroj, dhe i njëjti është nga Maqedonia, përcjellë “infOSport.mk”.
Fjala është për Todor Todoroskin, për shërbimet e të cilit gjithashtu interes ka shfaqur edhe skuadra tjetër nga kryeqendra shqiptare, Dinamo e Tiranës.
Megjithatë Partizani thuhet se e ka fituar garën me Dinamon dhe se ditëve në vazhdim Todoroski pritet të zyrtarizohet me fanellën e “kuqe”.
Todoroski së fundmi luante në Azerbejxhan me skuadrën e Sumgayit, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe në Sllovaki, Serbi dhe Kroaci, ku kishte luajtur me Osijekun.
Sa i përket futbollit vendor, 24-vjeçari kishte nisur me ekipin e vendlindjes së tij 11 Tetorin, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe me Kozhuvin, Metalurgun dhe Vardarin. (infOSport.mk)