Karlos Augusto është lojtari më i ri i Interit. Klubi “zikaltër” ka zyrtarizuar transferimin e 24-vjeçarit i cili zhvilloi një sezon shumë pozitiv me Monca-n, por tashmë do të bëjë hapin e madh në klubin e tretë më të titulluar të Italisë.
Mbrojtësi u transferua në Milano në huazim për 4.5 milionë euro me detyrim blerjeje pas 1 sezoni për 7.5 milionë.