Boksieri shqiptar, Florian Marku i cili do të zhvillojë ndeshjen e tij të boksit më 2 shtator, është përfshirë në një incident të papritur gjatë një interviste.
Në momentin e intervistës së Markut, atij i është afruar boksieri Chris Kongo, i cili po e pengonte.
Boksieri shqiptar i kërkoi largimin nga aty, por Kongo nuk e dëgjoi, madje e injoroi.
Kjo gjë bëri që të nxehen gjakrat, me ç’rast Marku e shtyu dhe goditi Kongon.
Situata u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së personave që ishin aty pranë, ashtu që pasi u krijuan kushte, boksieri shqiptarë, Florian Marku vijoi me intervistën.