Struga Trim Lum nesër kundër kampionëve të Luksemburgut, Sëift Hesperange do të duhet të luaj pa shërbimet e nigerianit, Hogan Ukpa. Mesfushori nigerian mbeti në Shkup, pasi nuk u pajis me vizë, të cilën i’a mohuan gjermanët.
Këtë rast nuk e ka lënë anësh edhe trajneri i Struga Trim Lum, Shpëtim Duro, duke e komentuar të njëjtin gjatë konferencës për shtyp para gazetarëve.
“Kemi pasur dy-tre shqetësime të vogla, shqetësimi kryesor që dua ta përmend është se nuk ka udhëtuar me ne një nga lojtarët e ekipit, Hogan Ukpa, për arsye vize, nuk është pajisur me vizë, për mua është shumë e çuditshme, ndeshje europiane, ku ka zhvilluar 5 ndeshje deri më tani mos të pajiset me vizë, por këto janë problemet e burokracisë dhe e shoh të palogjikshme. Megjithatë neve jemi përgatitur për një lojë me një kundërshtarë që sigurisht do bëjë maksimumin, por unë kam besim shumë tek forca e skuadrës tone” – është shprehur Shpëtim Duro, i cili edhe nesër ndaj Hesperange nuk pritet që të bëjë shumë eksperimente me formacionin, duke ju besuar kryesisht futbollistëve të njëjtë, që kishin startuar në 5 ndeshjet e deritanishme në Europë. (infOSport.mk)