Asgjë nga transferimi i Hajdarit në futbollin kosovar, i njëjti pritet të nënshkruaj me Voska Sport

Pasi prishi kontratën me Vllazninë e Shkodrës, emri i Bujar Hajdarit lidhej ngushtë me një transferim te skuadra e Malishevës në Superligën e Kosovës.

Megjithatë informacionet e fundit të “infOSport.mk”, thonë se shkupjani ka ndërruar mendje dhe përkundër ofertave konkrete nga ana e skuadrës kosvare, ka vendosur të mbetet sërish në Maqedoni, aty ku do të veshë fanellën e skuadrës së Voska Sport.

Burime të afërta me portalin tonë bëjnë me dije se 20-vjeçari të premtën do të prezantohet me fanellën e skuadrës nga elita e futbollit vendor, duke plotësuar kështu një vend në repartin e sulmit pas largimit të Behar Fetait, i cili pritet që karrierën ta vazhdojë te skuadra e njohur sllovene e Mariborit. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply