Mesfushori shqiptar, Arijan Ademi, ka gjasa të bashkohet me Enis Bardhin te skuadra turke e Trabzonspor. Është vetë trajneri Nenad Bjelica, që insiston në transferimin e Ademit te Trabzonspori, pasi njeh shumë mirë kualitetet e futbollistit shqiptarë që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Bjelica dhe Ademi një kohë kishin bashkëpunuar te skuadra e Dinamo Zagrebit, aty ku mesfushori shqiptarë kishte kaluar momentet më të mira të karrierës.
Ademi te Dinamo kishte qëndruar për 13 vite të plota, ndërsa marsin e këtij viti vendosi të provoj veten në futbollin kinez, duke nënshkruar me ekipin e Beijing Guoan. Mbetet të shihet nëse drejtuesit do t’ia plotësojnë dëshirën trajnerit të tyre dhe se do bëjnë bashkë dyshen e mesfushës të përfaqësueses së Maqedonisë, Ademi-Bardhi te Trabzonspori. (infOSport.mk)