Milot Rashica sonte ka udhëtuar drejt Turqisë për të nënshkruar me Beshiktashin, rivalët e mëdhenj të Galatasarajit, te e cila skuadër luajti edicionin e kaluar në formë huazimi nga rradhët e Noruiçit.
Pasi i përfundoi huazimi, Rashica sërish u rikthye në Angli te Noruiçi, drejtuesit e së cilës skuadër thuhet se kanë pranuar ofertën e drejtuesve të Beshiktashit në vlerë prej 5.3 milion eurove.
Kujtojmë, Rashica me Galatasarajin sezonin e shkuar u shpall kampion i Turqisë, duke kontribuar me 4 gola në 26 ndeshje në Superligë.
Ylli kosovar edhe sezonin e ri do të luaj në elitën e futbollit turk, por tashmë me fanellën e “Shqiponjave të Zeza” të Beshiktashit. (infOSport.mk)