Ekipi i Struga Trim Lum po mendon edhe për të ardhmen, duke sjellë në rradhët e veta futbollistë të rinj, që pritet të jenë bartës të lojës të skuadrës kampione, që vetëm brenda 8 viteve ekzistencë është në rrugë të mirë që të luaj në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, e pse jo ndoshta edhe në grupet e këtij kompeticioni.
Emra të rinj te Struga Trim Lum janë Bekim Kamberi dhe Hristijan Georgievski, ndërsa Hristijan Maleski deri në fund të sezonit në formë huazimi do të luaj me skuadrën e AP Brera Strumica.
Janë këto lëvizjet e fundit në kampin e kampionëve të vendit, që tashmë kanë arritur në Luksemburg, aty ku të enjtën do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, kundër kampionëve të Sëift Hesperange.
Bekim Kamberi është futbollistë vetëm 19-vjeç dhe i njëjti te Struga Trim Lum vjen nga Danimarka, aty ku kishte luajtur me ekipin U19 të Hellerup IK, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe tek Brondby, ndërkohë sa i përket Hristijan Georgievskit, ky i fundit është produkt i Rabotniçkit, nga e cila skuadër janarin e vitit 2021 ishte transferuar në Hngari te skuadra U19 e MTK, për tu rikthyer sërish në futbollin vendor shtatorin e vitit 2022, duke luajtur për një periudhë të shkurtër me Skopjen dhe më pas edhe me Sileksin.
Georgievski aktualisht është pjesë edhe e përfaqësueses U20 të Maqedonisë, ndërsa në të kaluarën kishte luajtur gjithashtu edhe me grupmoshat e vendit të U15, U17 dhe U19. (infOSport.mk)