Edhe pse përflitej për një largim të mundshëm të Bllagoja Milevskit nga posti i seleksionuesit të përfaqësueses A të Maqedonisë, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi Këshilli Drejtues i FFM-së në mbledhjen e sotme vendosi që strategu shkupjan të vazhdojë edhe më tej të udhëheq ekipin futbollistik të vendit, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë mbledhje u vendos që Milevski ta çoj deri në fund mandatin e tij, më konkretisht marrëveshjen që është valide deri në fund të muajit nëntor.
Kështu i bie që Milevski do të drejtojë përfaqësuesen futbollistike të vendit deri në fund të eliminatoreve, të vlefshme për Europianin e vitit 2024.
Milevskin me stafin e tij tashmë në shtator e presin dy përballje, fillimisht me Italinë në Shkup me datë 09 dhe tre ditë më pas me Maltën në transfertë.
Në tetor, në program është vetëm një ndeshje, ajo kundër Ukrainës, ndërkohë në nëntor, kur edhe do i jep fund aventurës së tij te përfaqësuesja e Maqedonisë, Milevski do të udhëheq ekipin kundër Italisë në transfertë dhe kundër Anglisë në Shkup.
Kujtojmë Maqedonia pas 3 xhirove të para në grupin “C” numëron vetëm 3 pikë, duke u renditur në pozitën e katërt. (infOSport.mk)