Behar Fetai vazhdon karrierën te 16 herë kampionët e Sllovenisë!

Voska Sport do mbetet pa shërbimet e golashënuesit të saj më të mirë, Behar Feta. Siç mëson “infOSport.mk”, shkupjani nesër do të udhëtoj drejtë Sllovenisë, aty ku me shumë gjasa do të vijojë edhe karrierën e tij te 16 herë kampionët e Mariborit.

Fetai tashmë dy vite e gjysmë është pjesë e skuadrës shqiptare nga Ohri, me të cilën edicionin e kaluar shkroi historinë, duke u inkuadruar në Ligën e Parë.

Fetai madje ishte një ndër më të merituarit, pasi ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës, por njëkohësisht edhe i kampionatit. Pikërisht golat e tij, por edhe potenciali që ka ky 20-vjeçar kanë shtyrë drejtuesit e skuadrës së Maribor për të kontaktuar drejtuesit e Voska Sport, me të cilët janë në rrugë të mirë për të gjetur gjuhë të përbashkët.

Burime të sigurta për “infOSport.mk” bëjnë me dije se Voska Sport do të mbajë edhe një përqindje të kartonit të futbollistit shkupjan, duke përfituar kështu në një transferim të rradhës të Behar Feta. Mirëpo kjo nuk është e tëra, nga Maribori drejt Voska Sport do të vie edhe një nigerian, që luan në krahun e djathtë të sulmit, për të plotësuar deri diku zbrastirën e krijuar me largimin e Fetait, i cili me fanellën e Voska Sport ka lënë gjurmë, pavarësisht moshës së re që ka ky super futbollistë.

Kujtojmë i njëjti luante me Shkëndijën e Tetovës para se të transferohej te Voska Sport shkurtin e vitit 2021, ndërsa gjithashtu ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të përfaqësueses së Maqedonisë, derisa aktualisht mbron ngjyrat e grupmoshave U21. (infOSport.mk)

Leave a Reply