Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, është në qendër të vëmendjes në këtë merkato vere. Sulmuesi i kombëtares shqiptare pëlqehet shumë nga Milani, drejtuesit e së cilës skuadër tashmë kanë bërë edhe ofertë zyrtare për shërbimet e tij.
Siç bën me dije “Gazzetta dello Sport”, Milani kërkon të huazojë Armando Brojën, mirëpo një kërkesë e tillë nga ana e “kuqezinjëve” nga Milano është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e “bluve” të Londrës.
Broja bënë pjesë në planet e trajnerit Poçetino për sezonin e ri futbollistik. Në këtë mënyrë, transferimi i tij te Milani, aktualisht duket i pamundur.