Pas Partizanit që mbrëmë në “Air Albania” zhvilloi një miqësore luksi ndaj Romës së Hoze Murinjos, sot një gjë të tillë nga ekipet e Superligës së Shqipërisë, bëri Egnatia nga Rrogizhina, që luajti kundër Interit, shkruan “infOSport.mk”.
Ndeshja midis këtyre dy skuadrave u zhvillua në Itali, në stadiumin e SPAL, dhe e njëjta përfundoi me fitoren e Interit me shifrat 4:2.
Argjentinasi Lautaro Martinez shënoi dy gola në këtë ndeshje, derisa nga një gol shënuan edhe Barella dhe Stabile. Golat për skuadrën e Egnatias, që në dy raste avansonte ndaj gjigandëve Italian, i shënuan Dwamena dhe Medeiros.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje te Egnatias për gjatë 90 minutave u paraqit mesfushori tetovar, Arbin Zejnullai, ndërkohë te Interi mungoi Kristijan Asllani. (infOSport.mk)
INTER-EGNATIA 4-2 |
Autorët e golave:
6′ Dwamena (Egnatia), 54′ Barella (Inter), 68′ Medeiros (Egnatia), 80′ dhe 83′ Lautaro (Inter), 90′ Stabile (Inter) |
FORMACIONI I INTER (3-5-2): Sommer (73′ Audero); Darmian (73′ Darmian), De Vrij (84′ A. Stankovic), Bastoni (84′ Makhtar Sarr); Dumfries (73′ Cuadrado), Barella (73′ Sensi), Calanhoglu (73′ Asslani), Mkhitaryan (73′ Frattesi), Dimarco (73′ Lazaro); Thuram (73′ Correa), Lautaro (84′ Stabile). |
Trajner: SImone Inzaghi |
FORMACIONI I EGNATIA (3-5-2): Sherri; Lila (85′ Fangaj), Malota, Xhemajli; Memolla, Ndreca, (85′ Ahmetaj) Aleksi, ZEJNULLAI, Medeiros (75′ Isgandarli); Paulauskas (75′ Kasa), Dwamena (85′ Janku). |
Trajner: Edlir Tetova |