Pas Sitit, edhe Arsenali e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri në Premierligë (VIDEO)

Premierliga edhe zyrtarisht hapi siparin mbrëmë me ndeshje Bërnli – Mançester Siti, me skuadrën e Pep Guardiolas që shënoi fitore të pastërt 3:0 në këtë transfertë, në të cilën, edhe njëherë tjetër fjalën kryesore e pati sulmuesi norvegjez, Erling Haland, që shënoi dy gola, ndërsa një gol tjetër kishte realizuar edhe spanjolli, Rodri.

Ndërkohë Arsenali i Mikel Artetas, edhe pse dominoi ndeshjen kundër Notingham Forest sot në “Emirates Stadium”, në fund nxorri vetëm një fitore minimale 2:1.

“Topçinjtë” që të dy golat i realizuan gjatë pjesës së parë me anë të Nketiah dhe Saka, ndërkohë mysafirët e Notingham Forest me anë të nigerianit, Aëoniyi në minutën e 82-të shënuan golin e shpresës, por që në fund doli të ju vlej vetëm për statistikë.

Nga ora 16:00 tashmë kanë startuar edhe 5 ndeshje të tjera, ndërsa dita e sotme mbyllet me ndeshjen midis Njukasëll Junajted dhe Aston Villa, ndeshje kjo që zhvillohet në “Sent Xhejms Park” me fillim  në ora 18:30. (infOSport.mk)

Leave a Reply