Janë mbyllur takimet e xhiros së parë në Ligën e Dytë, në të cilën spikat fitorja 4:0 e Besës së Dobërdollit në Koçani përballë Osogovës, por edhe fitorja shumë e madhe e Bashkimit përballë Ohrid Lihnidos në Kumanovë, shkruan “infOSport.mk”.
Besa e Dobërdollit shënoi nga dy gola në secilën pjesë, edhe atë duke iu falënderuar futbollistëve të rinj, si Zani Nazifi, Fiton Ademi dhe Memetriza Hamza, i cili realizoi dy gola në ndeshjen kundër Osogovës, derisa golin e vetëm dhe të fitores 1:0 për Bashkimin, e realizoi Elmedin Qaili në minutën e 87-të.
Për dallim nga Besa dhe Bashkimi, skuadra e KF Arsimit nga Çegrani u mposht në Manastir nga Novaci me rezultatin 2:0.
Me po të njëjtin rezultat, Pelisteri në Strumicë mundi Bellasicën, Kozhuvi ishte superior ndaj Karaormanit, duke shënuar fitore 3:0, ndërkohë ndeshja në Radovish ndërmjet Detonit Plaçkovica dhe Verdar Negotino, përfundoi me fitoren minimale të vendasve.
Pobeda ishte superiore ndaj Teteksit, të cilën skuadër për në Tetovë e përcolli me 5 gola, ndërkohë ndeshja në Kamenicën e largët midis Sasa-s dhe Skopjes u mbyll me barazimin 1:1. Njëherit ishte kjo ndeshja e vetme që u mbyll me barazim, pasi në 7 ndeshjet tjera, u regjistruan 5 fitore për vendasit dhe 2 për mysafirët. (infOSport.mk)
LDFMV – Java 1 |
||||||||||||||||||||||||
|