Bashkimi fiton, tifozëria kumanovare kohërat e vjetra na i rikujton (VIDEO)

Bashkimi plotësoi ëndërrën e shumë tifozëve kumanovar me inkuadrimin në Ligën e Dytë, aty ku sot shënoi një fitore të madhe përballë Ohrid Lihnidos, fitore kjo që me siguri shkon për publikun kumanovar. Këta të fundit me animin e tyre, sidomos pas golit të shënuar dhe përfundimit të ndeshjes, na rikthyen në kohërat e vjetra të Bashkimit, kur kjo skuadër garonte me mjaft sukses në Ligën e Parë, shkruan “infOSport.mk”.

Thirrjet e tyre të fuqishme, “BASHKIMI, BASHKIMI…..që burronin thellë nga zemrat e tyre, bënë që në mesin e disa tifozëve të rridhnin lotë, por edhe ata që ndeshjen po e ndiqnin përmes rrjeteve sociale, apo edhe përmes kanalit zyrtarë të FFM-së në youtube.

Bashkimi në ndeshjen e xhiros së parë kundër Ohrid Lihnidos shënoi fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Elmedin Qaili në minutën e 87-të. Ku gol solli shumë gëzim në mesin e tifozërisë kumanovare, që realisht meriton më shumë. (infOSport.mk)

Leave a Reply