Shtyhet derbi ndeshja e fundjavës, Shkëndija-Struga Trim Lum

Derbi ndeshja e xhiros së dytë në elitën e futbollit vendor ndërmjet Shkëndijës dhe Struga Trim Lum, e paraparë të luhet të dielën (13.08.2023) është shtyrë për datën 30 gusht 2023.

Ndryshimi vjen me kërkesë të Struga Trim Lum, shkaku i ndeshjes së tyre në raundin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës, e që kishte hasur në mirëkuptim nga drejtuesit e Shkëndijës, që në këtë mënyrë tregojnë madhështinë e tyre si skuadër.

Ndërkohë Komisioni për Gara pranë FFM-së ka caktuar të mërkurën e 30 gushtit si termin të lirë për zhvillimin e takimit derbi midis Shkëndijës dhe skuadrës kampione në fuqi, Struga Trim Lum, që nesër (10.08) do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës kundër Sëift Hesperange nga Luksemburgu. (infOSport.mk)

Leave a Reply