Shkëndija të dielën në Tetovë do të përballet me KF Dinamon nga Ferizaji, në një takim kontrollues. Kuqezinjtë në program kishin duelin e xhiros së dytë të LPFMV me Strugën, mirëpo ndeshja u shty për datën 30 gusht shkaku i angazhimit të struganëve në Kupat e Evropës.
Kështu fundjava mbetet e lirë dhe me kërkesë të stafit teknik u vendos zbrastira të plotësohet me miqësore.
Dinamo nga Ferizaj, ekipi ambicioz i ngjitur në Ligën e Parë të Kosovës do të jetë mysafiri ynë në Tetovë në duelin që luhet të dielën me fillim në orën 17:00.