Sot edhe zyrtarisht hap siparin sezoni i ri futbollistik 2023/24, në të cilin si asnjëherë më parë Struga Trim Lum do të futet si kampion i Maqedonisë së Veriut. Sipas mesfushorit Besmir Bojku, ky epitet, aq sa është privilegj, është edhe përgjegjësi, pasi të gjitha skuadrat ndaj tyre futen me një qasje tjetër dhe me dëshirën për të mundur më të mirët.
Aventura europiane + kampionati…
“E gjithë vëmendja tashmë ështe kthyer në kampionat, duke lënë për një moment me një anë ndeshjet europiane. Përballë sot kemi një kundërshtarë që ka investuar shumë, si në infrastrukturë, ashtu edhe në transferimin e futbollistëve cilësor, skuadër që ka pretendime të mëdha, por neve do të japim më të mirën nga vetja dhe në fund shpresoj se rezultati do flas në favorin tonë”.
Europë, të enjten ndeshja me Hesperange….
“Luajtëm dy ndeshje thuajse të barabarta me ekipin e Zhalgiris, një ekip shumë i fortë që i bëri shumë probleme edhe gjigantit nga Turqia Galatasaraj, por fati na ktheu shpinën në atë ndeshje. Mirëpo tashmë e kemi harruar atë ndeshje dhe fokusi është në ndeshjet e rradhës, ku sërish do të kemi kundërshtarë ekip shumë cilësor nga Luksemburgu, por së pari ta kalojmë me sukses pengesën e parë të quajtur Gostivar, pastaj sigurisht që bashkë me Profesorin do e analizojmë edhe Hesperange.”
Sezonin e ri futemi si kampion, privilegj, apo përgjegjësi….
“Sigurisht, tani futemi si kampionë, sa është krenari do të thoja është edhe përgjegjësi shtesë, pasi që tani gjitha skuadrat futen me motiv shtesë kur luajnë kundër ekipit kampion. Mendoj se kryesia ka ruajtur boshtin e skuadrës dhe sigurisht edhe këtë vit do pretendojmë pjesën e lartë të tabelës”.