Presidenti i Adana Demirspor, Murat Sançak, kërkon që ta marrë në skuadrën e tij mbrojtësin shqiptarë, Arlind Ajeti.
Numri një i skuadrës turke kishte mbetur i mahnitur nga performanca e shkëlqyer e Ajetit me fanellën e Kluzh, duke qenë një komandant i vërtetë në mbrojtjen e skuadrës rumune, që në kuadër të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, luajti pikërisht ndaj Adana Demirspor, skuadër kjo që kaloi në turin e tretë vetëm falë një goli të shënuar në minutat shtesë të takimit nga Ndiaye.
Goli i senegalezit në minutën e 94-të, i siguroi fitoren 2:1 skuadrës së Adana Demirspor, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes, ka qenë vetë presidenti Sançak, që kishte shkuar drejt Ajetit për ta përshëndetur fillimisht, por edhe për ti kërkuar që të bashkohet me skuadrën e tij, madje njërit prej drejtorëve të tij, dëgjohet teksa i thotë Gokhan a po e marrim këtë në skuadër, duke i shikuar edhe emrin në fanellë për t’ia fiksuar emrin.
Kujtojmë, Ajeti ka një bagazh të pasur pas vetes, pasi më parë ka lluajtur edhe në Serie A, ndërsa te Kluzh u transferua këtë verë, ndërsa menjëherë ka marrë edhe vëmendjen e klubeve të tjera. (infOSport.mk)