Junus Musah edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Milanit. Mesfushori amerikan ka qenë objektiv i “Rossonerëve” prej kohësh, por pas negociatave të stërgjatura më në fund është arritur marrëveshja mes palëve.
“Kuqezinjtë” e kanë blerë përfundimisht talentin amerikan për shumën e 20 milionë eurove, plus bonuse të tjera.
Musah me Milanin ka nënshkruar kontratë afatgjate, kontratë e cila do e mbajë atë në “San Siro” deri në verën e vitit 2028.
Reprezentuesi amerikan kësisoj bëhet transferimi i tetë i Milanit në afatin kalimtar veror.
Gjiganti italian kë nënshkruar edhe me Kristian Pulishiç, Ruben Loftus- Çeek, Noah Okafor, portierin Sportiello, Tijjani Reijnders, Luka Romero dhe Samuel Çukwueze.