Besa e Dobërdollit gati për startin e sezonit, në gjenerale demolon Teteksin

Besa e Dobërdollit të premtën ka zhvilluar ndeshjen e fundit kontrolluese në prag të sezonit të ri në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Një ndër skuadrat pretendente për inkuadrim në Ligën e Parë, në ndeshjen e zhvilluar në Vrapçishtë mundi Teteksin me shifrat 4:1.

Fiton Ademi hapi serinë e golave, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Armend Alimi, Kristijan Jovanovski dhe Lavdrim Skenderi.

Në anën tjetër golin e vetëm për skuadrën tetovare e realizoi, Mihajlo Jakimoski.

Kujtojmë, të shtunën e ardhshme, edhe zyrtarisht hap siparin sezoni i ri në Ligën e Dytë, ndërsa të dyja këto skuadra ndeshjet e tyre të para do ti zhvillojnë në transfertë. Besa do të jetë mysafir i Osogovës në Koçani, ndërkohë Teteksi do të udhëtojë drejt Prilepit, për tu përballur me Pobedën. (infOSport.mk)

Leave a Reply