FC Shkupi është eliminuar nga Liga e Konferencës, pas disfatës nga Levski, skuadër kjo e cila edhe në ndeshjen e dytë, këtë herë të zhvilluar në Sofje mundi skuadrën e Xhihat Arslan, këtë herë me rezultatin minimal, 1:0.
Për dallim nga ndeshja e parë në Shkup, “bardhekaltërit” sonte në Sofje u paraqitën më mirë, mirëpo dështuan fare në fund, kur pranuan gol në minutën e 101-të.
Kështu me rezultatin e përgjithshëm 3:0, FC Shkupi i thotë lamtumirë Europë, aty ku nderin e skuadrave tona përfaqësuese do të vazhdojë ta ruaj skuadra e Struga Trim Lum, që në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, eliminoi Buduçnostin e Malit të Zi me rezultatin e përgjithshëm 5:3, pas fitoreve 1:0 në Ohër dhe 4:3 në Podgoricë.
Në turin e tretë ekipin e Shpëtim Duros e pret përballja me skuadrën e Sëift Hesperange nga Luksemburgu. Ndeshjen e parë kampionët e vendit do ta zhvillojnë në Shkup me datë 10 gusht, ndërsa një javë më vonë në fushën e kundërshtarit do të zhvillohet edhe ndeshja e dytë, pas së cilës do të mësojmë nëse Struga Trim Lum do të luaj në ndeshjet e “play-off”, përmes së cilave do të shpresojë grupet e Ligës së Konferencës, duke u bërë kështu skuadra e parë nga Maqedonia që do të arrijë një gjë të tillë.
Kujtojmë, ekipi i parë nga Maqedonia që kishte arritur fazën e grupeve, mirëpo në kuadër të Liga Europa, ishte Vardari, që këtë vit u rikthye në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. (infOSport.mk)