Struga Trim Lum ditë më parë në Podgoricë të Malit të Zi, shkroi historinë duke u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Është kjo hera e dytë që skuadra strugane merr pjesë në këtë kompeticion, e ku për herë të parë arritën të kalojnë një raund.
Kundërshtarë i rradhës në Europë i Struga Trim Lum, do të jetë ekipi i Sëift Hesperange nga Luksemburgu, skuadër kjo që eliminoi përfaqësuesin e Uellsit, FC The Neës Saints.
Ndeshjen e parë ndaj Hesperange, skuadra e Shpëtim Duro do ta zhvillojë si vendas me datë 10 gusht, dhe e njëjta do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, kjo pasi vetëm ky impiant plotëson kushtet për këtë rang garash.
Një javë më vonë (17 gusht) në transfertë Struga Trim Lum do të zhvillojë edhe ndeshjen e kthimit, aty ku edhe përfundimisht do të mësohet emri i udhëtuesit për në fazën e “play-off”. Shpresojmë që të jetë ekipi strugan ai që do vazhdoj tutje, duke vazhduar të na sjellë emra të skuadrave të mëdha të futbollit europian në vend. (infOSport.mk)