Ndeshjet e mbrëmshme të vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampionëve kanë dhuruar rezultate mjaft interesante, e ku bie në sy një sfidë ku është shkruar historia.
Skuadra e Klaksvik nga Ishujt Faroe, skkuadër kjo që vjen nga një fshat me vetëm 5032 banorë, është kualifikuar për në turin e tretë të kompeticionit më të rëndësishëm europian në nivel klubesh.
Skuadra e cila në vitet e fundit ia kishte dalë të shkonte deri në “play-off” të Ligës së Europës, këtë herë arriti të siguronte të paktën grupet e Ligës së Konferencës, pasi eliminoi kampionët e Suedisë, BK Haken.
Pas barazimit 0:0 mes skuadrave në ndeshjen e parë, sfida u mbyll në barazim edhe në të dytën, këtë herë me shifrat 3:3. Në fund, skuadra e Klaksvik u kualifikua duke triumfuar me penalti, në fushën kundërshtare, për një rezultat historik.