Futbollisti Jesus Alberto Lopez Ortiz mbeti i vrarë nga një krokodil teksa po notonte në një lumë në Kosta Rika. Edhe pse banorët në zonë tentuan ta shpëtonin, e kuptuan se përpjekjet nuk kishin më vlerë.
Krokodili u qëllua për vdekje në ujë përpara se banorët vendas ta nxjerrin trupin e futbollistit në breg. Edhe pse është e ndaluar me ligj gjuetia ose vrasjen e kafshëve të mbrojtura, ende nuk ka nisur procedim penal për vendasit që qëlluan për vdekje krokodilin.
Imazhet tronditëse treguan zvarranikun e madh që mban trupin e viktimës në gojë teksa noton nëpër ujë. Lopez ishte një futbollist i ekipit Deportivo Rio Canas dhe kishte dy fëmijë, tetë dhe tre vjeç. Për shkak të pamundësisë ekonomike familja e tij kërkoi ndihmë për shpenzimet e varrimit.
Klubi i futbollistit në një deklaratë për mediat shkuan se: “Me pikëllim të thellë bëjmë publike vdekjen e lojtarit tonë Jesus Lopez Ortiz që i gëzohet Zotit. U prehsh në paqe Çuço. I bashkohemi dhimbjes së gjithë familjes së tij.”