Struga Trim Lum me dy fitore të njëpasnjëshme dhe një rezultat të përgjithshëm 5:3, me plotë meritë arriti që të eliminojë Buduçnostin e Malit të Zi në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.
Pas fitores 1:0 në ndeshjen e parë në Ohër, të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro mbrëmë në Podgoricë shënuan edhe një fitore tjetër, 4:3, në të cilën fjalën kryesore e pati Marjan Radeski, i cili realizoi tre gola, derisa një gol tjetër, shtoi edhe Besart Ibraimi.
Që të dy tashmë kanë nga 3 gola me fanellën e Struga Trim Lum në garat e këtij edicioni në Europë, aty ku Struga Trim Lum do ta vazhdojë në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës.
Kundërshtarë i Struga Trim Lum në këtë fazë do të jetë skuadra përfaqësuese nga Luksemburgu, Sëift Hesperange.
Këta të fundit mbrëmë eliminuan ekipin e FC The Neës Saints nga Uellsi, falë fitores 3:2 në terren vendas, pasi ndeshja e parë në tokën uellsiane ishte mbyllur me shifrat 1:1.
Ndeshjen e parë ndaj Hesperange skuadra strugane do ta zhvillojë në Ohër me datë 10 gusht, ndërsa atë kthyese një javë më vonë në Luksemburg.