Mbrojtësi shqiptarë, Visar Musliu nuk është se bëri një debutim pozitiv me fanellën e Paderborn në Bundesliga II të Gjermanisë.
Gostivarasi në ndeshjen e xhiros së parë kundër Grojter Furt duheshe të braktis ndeshjen vetëm pas 8 minutave lojë, pasi u ndëshkua me karton të kuq, edhe atë vetëm pas reagimit të VAR, pasi fillimisht mbrojtësi i përfaqësueses së vendit tonë nga ana e arbitrit kryesor ishte ndëshkuar me të verdhë.
LEXO GJITHASHTU: Debutim për tu harruar për Musliun me Paderbornin, ndëshkohet me të kuq vetëm pas 8 minutave lojë
Megjithatë pas rishikimit të VAR, u konstatua se Musliu kishte ndërhyrë shumë ashpër ndaj futbollistit kundërshtarë, Zib, me ç’rast Komisioni Disciplinorë pranë Federatës gjermane të futbollit, ka vendosur që mbrojtësin shqiptarë të Paderbornit ta ndëshkojë me 3 ndeshje.
Kështu, Musliu nuk do të mund të ndihmojë skuadrën e tij në dy ndeshjet kampionale kundër Osnabrik dhe Fortuna Dyzeldorf, ndërsa gjithashtu do të mungojë edhe në ndeshjen e Kupës kundër Enerxhi Kotbus.