Visar Bexheti rikthehet te Shkëndija, bashkë me të edhe Agim Ibraimi dhe Ardian Cuculi

Visar Bexheti rikthehet sërish në krye të Shkëndijës, bëjnë të ditur burime shumë të afërta me “infOSport.mk”. Pikërisht nën udhëheqjen e tij si president, Shkëndija kishte arritur sukseset më të mëdha, ndërsa siç mëson portali ynë, bashkë me Bexhetin do të vijnë edhe Agim Ibraimi dhe Ardian Cuculi, që do të luajnë rolin e drejtorit sportiv.

Një gjë të tillë “infOSport.mk”, kishte paralajmëruar që disa ditë më parë, ndërsa tashmë ky paralajmërim po merr formë, ndërsa pritet që Shkëndija me Bexhetin në krye të ringjallet sërish dhe tu rikthehet sukseseve.


LEXO GJITHASHTU: Shkarkohet kryesia aktuale e Shkëndijës, “kuqezinjtë” së shpejti me kryesi të re!


Kujtojmë,  Bexheti ishte president i Shkëndijës nga maji i vitit 2017 deri në shtator të vitit 2019. Sapo erdhi, ai e solli Qatip Osmanin përsëri në stol, dhe me ta të dy në dy vjet dhe një muaj, Shkendija fitoi dy tituj kampion në Ligën e Parë, luajti dy herë në “play-off” të Liga Evropës, ndërsa gjithashtu në vitin 2018 fitoi edhe Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Me paraqitjet në Evropë, por edhe me transferimet e Fazlagiç dhe Musliut, spekulohet se në atë kohë të paktën 4.5 milion euro ishin kthyer në arkën e KF Shkëndijës. Në kohën e Bexhetit, Shkendija në sezonin 2017/2018 fitoi titullin me +35 pikë të pabesueshme dhe fantastike krahasuar me Vardarin e vendit të dytë.

Janë gjithë këto fakte ta pakontestueshme, e që tifozët e Shkëndijës dëhsirojnë të përsëriten, e pse jo edhe të shtohen edhe më shumë tituj në historikun e tyre.

Leave a Reply