Usmane Dembele do të largohet nga Barcelona dhe do të rikthehet në vendlindjen e tij Francë.
Sulmuesi francez ka një klauzolë largimi nga Barcelona prej 50 milionë eurove e cila përfundon më 31 korrik dhe PSZh ka bërë propozimin për ta paguar atë.
Në anën tjetër kampioni në fuqi i Francës ka gjetur marrëveshje për kushtet personale me agjentin e sulmuesit anësorë.
Bëhet fjalë për një kontratë pesë vjeçare të cilën do ta nënshkruajë Dembele nga e cila do të jetë pjesë e parisienëve deri në verën e vitit 2028.
PSZh tanimë ka njoftuar Barcelonën për negociatat dhe gjithçka varet nga koha nëse do të përfundojë sot transferimi.