Pas Ademit edhe 4 futbollistë tjerë nga Maqedonia largohen nga rradhët e Erzenit

Vazhdojnë largimet nga rradhët e KF Erzenit, skuadër kjo që edhe edicionin e ri do të luaj në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Pas Ilirid Ademit, nga kjo skuadër janë larguar edhe tre futbollistët tjerë nga Maqedonia e Veriut. Fjala është për Ardit Iljazin, Xhelil Asanin, Florian Kadriun dhe Nehar Sadikin. Që të gjithë këta futbollistë ishin pjesë e skuadrës nga Shijaku edicionin që lamë pas, në të cilin KF Erzeni siguroi mbijetesën vetëm pas ndeshjes së balotazhit ndaj Korabit nga Peshkopia.

Madje, Sadiku ishte një ndër autorët e golave në atë fitore 2:1, që e arritën vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

LEXO GJITHASHTU: Ilirid Ademi largohet nga Erzeni!


Mbetet të shihet, se cili do të jetë destinacioni i rradhës i këtyre futbollistëve të dëshmuar në të kaluarën në futbollin tonë vendor, pasi që të njëjtit kanë lozur nëpër skuadra, si Shkëndija, FC Shkupi, Rabotniçki, Renova, etj.

Do të vijojnë karrierën në Shqipëri, apo ndoshta mund të plotësojnë ndonjë nga vendet boshë, te skuadrat vendore, e ku shumica prej tyre kanë mbyllur merkatot e tyre. Nisur nga ky fakt, nuk është për tu habitur, nëse ndonjëri prej tyre përfundon edhe në ndonjë nga skuadrat e Ligës së Dytë në Maqedoninë e Veriut. (infOSport.mk)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply