Ilirid Ademi i ka dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra e Erzenit, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi 28-vjeçar skuadrës nga Shijaku iu bashka gushtin e vitit të kaluar nga rradhët e Egnatias. Ai edicionin e kaluar me fanellën e Erzenit u paraqit në 31 ndeshje, duke qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës.
I njëjti dha një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në ndeshjen e balotazhit kundër Korabit, duke e ndihmuar skuadrën e tij për të qenë sërish pjesë e Superligës shqiptare, aty ku numëron gjithsej 57 ndeshje dhe 7 gola të shënuar.
Kujtojmë, Ademi në Superligën shqiptare u transferua verën e vitit 2021, kur vendosi të largohet nga rradhët e FC Shkupit dhe ti bashkohet KF Laçit, me të cilën skuadër kishte luajtur edhe në të dyja ndeshjet e Ligës së Konferencës kundër Anderlehtit.
Ndryshe, gjatë karrierës së tij, Ademi kishte luajtur edhe me Gostivarin, Makedonija GJ.P dhe Renovën. (infOSport.mk)