Në organizim të Qani Sulejmanit nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, trajneri i njohur nga ky vendbanim Bekim Ahmeti dhe aktivist nga Forumi Rinor i Debreshit, u mbajë edicioni i tetë me radhë, turneu tradicional në futboll të vogël, Kupa e Diasporës “Debreshi 2023”.
Kësaj radhe në këtë turne morën pjesë 9 ekipe me shpresa të futbollit, prej të cilave shtatë nga vendi dhe dy ekipe me futbollist të rinj nga Diaspora.
Fitues doli ekipi nga shkolla e futbollit Arsimi nga Çegrani.
Turneu u zhvillua sipas rregullave të futbollit të vogël, ndërsa në finale u përballën talentet nga shkolla e futbollit Arsimi të Çegranit dhe shkolla e futbollit “Dardanët” nga Lagja e Teqesë në Tetovë.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi më rezultat të barabartë 1:1, ndërsa pas ekzekutimit nga tre penalti fitues doli ekipi i KF Arsimit.
Sulejmani: Këtë herë filluam me grupmoshat e reja
Turneu “Debreshi 2023” dëshmoi se në vendin tonë ka shumë talent të futbollit, por atyre duhet dhënë hapësirë dhe krijuar kushte adekuate
“Filluam me mosha të reja . E pamë arsyeshme për afirmimin e futbollit, sportit këtu në rrethinë, po natyrisht këtu ka edhe mërgimtar që vijnë nga jashtë, bashkërisht të zhvillojmë ndeshje futbolli, të njoftohemi si zakonisht që e kemi pas këtë turne tradicional. Kësaj radhe do të fillojmë me grup mosha të reja. Unë iu falënderoj gjithë ekipet pjesëmarrëse” – deklaroi Qani Sulejmani organizator
Organizatori me kupa nderoi katër ekipet e para, ndërsa mirënjohje në shenjë të respektit iu ndau të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.
Lojtar më i mirë i turneut u shpall, Lavdrim Kasami nga ekipi i Dardanëve, derisa portierë më i mirë, Benard Shaqiri nga rradhët e Arsimit.
Drejtësi në këtë turne tradicional, ndau referja e njohur nga Struga, Besa Lleshi. Organizatori me mirënjohje nderoi edhe gazetarin e sportit në “Klan Maqedoni”, Shaban Sinani.