Visar Musliu ka bërë një debutim aspak pozitiv në Bundesliga II me skuadrën e Paderborn, duke u ndëshkuar me të kuq vetëm pas 8 minutave lojë, në ndeshjen kundër Grojter Furt.
VIDEO: https://streamin.one/v/f7f8d426
Musliu fillimisht u ndëshkua vetëm me të verdhë nga ana e arbitrit kryesor Hempel, mirëpo protestat e futbollistëve vendas bënë që i njëjti të rishikoj situatën në VAR, pas së cilës anuloi të verdhin, duke e ndëshkuar drejtëpërdrejtë me kartonin e kuq mbrojtësin nga Gostivari, i cili këtë verë nga Ingolshtad u transferua te Paderborni.
Ndryshe, Paderborni në fund pësoi disfatë 5:0 në xhiron e parë të Bundesliga II, që startoi të premtën me super ndeshjen Hamburger-Shallke, 5:3. (infOSport.mk)