Edison Kavani edhe zyrtarisht sezonin e ri do të luaj në një ndër ligat më të fuqishme, por edhe klubet më të njohura botërore, Boka Xhuniors. Sulmuesi i njohur uruguaian dhe drejtuesit e skuadrës së madhe argjentinase kanë shtërnguar duart, ashtu që së shpejti i njëjti pritet të prezantohet me fanellën e famshme të skuadrës së Boka Xhuniors.
Thuhet se palët kanë arritur marrëveshje verbale për një kontratë deri në dhjetorin e vitit 2024.
Kavani ka pranuar të gjitha kushtet e kontratës dhe do të largohet nga Valencia me parametra zero. Së shpejti, pritet firma e “El Matador” mbi fletën e bardhë të klubit të njohur argjentinas.