Shkëndija nesër në Tetovë mirëpret KF Arsimin e Çegranit

Shkëndija vazhdon përgatitjet për fillimin e sezonit të ri 2023/2024 në elitën e futbollit vendor, derisa nesër “kuqezinjtë” do të zhvillojnë ndeshjen e fundit kontrolluese me Arsimin e Çegranit, anëtar i Ligës së Dytë të Maqedonisë.

Skuadra tempon formën dhe stafi teknik insiston në menjanimin e lëshimeve që shfaqen në lojë, sidomos në dy ndeshjet zyrtare të Ligës së Konferencës, kundër skuadrës së Haverfordëest County nga Uellsi, kur u eliminuan, edhe pse ishin favorit absolut.

Për ndeshjen e nesërme kundër KF Arsimit, trajneri Ardian Nuhiu nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e futbollistëve, si: Bruno Dita, Ennur Totre dhe Almir Aganspahiç, të cilët ankohen në lëndime dhe si pasojë këtyre ditëve nuk kanë punuar me grupin.

Ata edhe përfundimisht nuk do të paraqiten nesër me fanellën e Shkëndijës, derisa stafi teknik me në krye Nuhiun, shpresojnë që t’i kenë gati për javën e ardhshme dhe startin e sezonit të ri në LPFMV, ku skuadra “kuqezi” do ta nis nga Ohri me ndeshjen në transfertë kundër debutuesve të Voska Sport.

 

Leave a Reply