Mungesa e një qendërsulmuesi, gjë kjo që u vërejt sidomos në dy ndeshjet e Ligës së Konferencës, mund të rikthejë Sidrit Gruin te Shkëndija. Sulmuesi shkodran, i cili gushtin e vitit pikërisht nga rradhët e skuadrës tetovare u transferua te Instanbulspor në Turqi, ka vendosur ti jap fund qëndrimit në Turqi, duke dalë në këtë mënyrë futbollistë i lirë.
Edhe pse me Istanbulspor kishte lidhur një kontratë tre vjeçare, i njëjti largohet nga kjo skuadër, i pakënaqur me hapësirën që merrte. Ai me fanellën e Istanbulspor luajti vetëm 242 minuta, edhe atë në 12 ndeshje, shumë pak për një sulmues, i cili është mësuar të luaj vazhdimit.
Guri pjesë e Shkëndijës ishte gjatë sezonit 2021/22, duke u paraqitur në 24 ndeshje dhe duke regjistruar 10 gola dhe 3 asistime.
Megjithatë, Shkëndija nuk është skuadra e vetme në garë për shërbimet e sulmuesit shkodran, pasi siç raportojnë mediat në Shqipëri, Partizani sërish është vënë në garë, pasi të njëjtin tashmë e kishte tentuar në disa sesione merkatoje.
Tashmë pritet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i rradhës, e që me shumë gjasa do të duhet të zgjedh mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. (infOSport.mk)