MPJ-ja dënon incidentin në Çair nga tifozët bullgar

Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, ka reaguar në lidhje me incidentet që kanë ndodhur dje në bulevardin “Cvetan Dimov” në Çair dhe në stadiumin “Teodor Proeski”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dënon incidentet e djeshme në Shkup, para, gjatë dhe pas ndeshjes Shkupi – Levski. Dhuna nuk është e pranueshme në asnjë rrethanë, veçanërisht jo kur rezulton në lëndime të rënda.”, deklarojnë nga Ministria e Jashtme, duke vlerësuar që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria si fqinjë të mirë i zgjidhin problemet me mjete diplomatike.

“Siç e kemi theksuar më parë në disa raste, Republika e Maqedonisë së Veriut është vend i lirë dhe të gjithë që dëshirojnë ta vizitojnë vendin janë të mirëseardhur; privilegj që nuk nënkupton që nga këtu është e pranueshme të shprehen fyerje, veçanërisht jo teza që nënkuptojnë pretendime territoriale dhe/ose mohim dhe fyerje të bazuara në baza etnike, fetare ose baza të tjera identitare.”, theksojnë nga MPJ-ja.

Leave a Reply