Futbollistit të Levski Sofjes i ndalohet hyrja në Maqedoni, ja arsyeja

Ekipi kundërshtarë i FC Shkupit në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, Levski Sofje, mëngjesin e sotëm udhëtoi drejt Maqedonisë, mirëpo në vendkalimin kufitar midis dy vendeve, nga ana e policisë së Maqedonisë, nuk iu lejua hyrja njërit prej futbollistëve të skuadrës bullgare.

Fjala është për francezin, Zheremi Petris, i cili kishte harruar pasaportën e tij në shtëpi, ndërsa policia maqedonase nuk e lejoi atë që të kalojë kufurin.

Ndërkohë lidhur me këtë rast, mediat bullgare kanë shkruar se nuk duhet të shqetësohet askush pas këtij rasti, pasi Petris me veturë do të udhëtojë drejtë Shkupit dhe se do të jetë në disponim të skuadrës në prag të ndeshjes së nesërme që do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” me fillim në ora 21:00. (infOSport.mk)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply