Besart Ibraimi nuk njeh moshë. Golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit të Maqedonisë edhe në moshën 36-vjeçare vazhdon të shënojë, këtë herë duke ndihmuar Struga Trim Lumin për të shënuar fitoren e parë historike në garat europiane, shkruan “infOSport.mk”.
Ibraimi sot përballë Buduçnostit, në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, shënoi golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e Struga Trim Lum, ndërsa kjo gjë ka gëzuar tej mase edhe vetë Besart Ibraimin.
“Është kënaqësi kur golat e mi i shërbejnë ekipit për fitore. Mund të them se pjesa e parë ishte një super ndeshje ku mund të shënonim edhe më shumë gola. Në pjesën e dytë ramë pak, mirëpo edhe ky rezultat minimal 1:0 ndoshta do na jap pak më shumë seriozitet në ndeshjen e kthimit” – u shpreh Besart Ibraimi, për të cilin ishte ky goli i dytë europian nga gjithsej 3 ndeshje që po zhvillon me fanellën e Struga Trim Lum. (infOSport.mk)