Struga Trim Lum pas pak në Ohër do të zhvillojë takimin e parë të turit të dytë eliminatorë në kuadër të Ligës së Konferencës. Kundërshtarë i skuadrës kampione të vendit tonë është ekipi malazez i Buduçnost, ndaj së cilës skuadër trajneri Shpëtim Duro do të luaj thuajse me të njëjtin formacion, sikurse kundër Zhalgiris, me të vetmin ndryshim që vjen në mesfushë, por edhe në skemën e lojës.
Në vend të skemës 3-4-3, Duro kundër ekipit malazez ka vendosur të luaj me një skemë 3-4-1-2, e ku si pasojë në bankinë ka mbetur majtisti, Vangjel Zguro, vendin e të cilit në mesfushë, do ta zë Flamur Tairi, derisa më i avansuar këtë herë nga ky repart do të jetë Bunjamin Shabani, që do të luaj rolin e fantazistit, duke ndihmuar dyshen sulmuese, Ibraimi-Radeski.
Më poshtë mund të shihni formacionet e të dyja skuadrave, ndërsa kujtojmë se ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Buduçnost starton në ora 17:00. (infOSport.mk)