Fitorja e sotme ndaj Buduçnost ka lënë të kënaqur edhe trajnerin Shpëtim Duro, i cili gjatë konferencës për shtyp foli me superlativa për skuadrën e tij, edhe pse pranon se të besuarit e tij do të duheshe të reagojnë më mirë, sidomos në pjesën parë, kur skuadra e Struga Trim Lum kishte krijuar shumë raste për gol.
“Fitorja në kompeticionet europiane është shumë e rëndësishme dhe këtë neve sot e arritëm, edhe me rezultat, por patjetër edhe me lojë. Në pjesën e parë skuadra ishte më e mirë, e freskët, më kombinative në fushën e lojës, mund të kishim shënuar më shumë gola, pjesa e dytë ishte më tepër në menaxhim të rezultatit, kishim mundësi të pakta, jo si në pjesën e parë, por me rëndësi është se skuadra e menaxhoi mjaft mirë rezultatin.” – u shpreh fillimisht Shpëtim Duro në konferencën për shtyp para gazetarëve.
Për më tepër strategun e skuadrës strugane e gëzon fakti, se Struga Trim Lum është konsideruar si favorite para një skuadre si Buduçnost, që pas vetes ka me qindra ndeshje europiane, derisa skuadra strugane zhvillonte sot vetëm takimin e 5-të në Europë.
“Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për Strugën ndaj një kundërshtari, që më vjen mirë se ka ardhur dita që Struga Trim Lum të quhet favoritë para takimit me Buduçnostin, ndaj një skuadre me qindra ndeshje ndërkombëtare. Për Struga Trim Lum ishte kjo vetëm ndeshja e 5-të ndërkombëtare, kjo falë seriozitetit të klubit, të drejtuesve, të skuadrës, të lojtarëve, që kanë arritur ta dërgojnë Strugën në nivele të tilla dhe të quhet favoritë.” – tha Duro.
Të njëjtin e gëzon edhe fakti se futbollistwt e tij kishin reaguar mirë, pas asaj disfate ndaj Zhalgiris, kur ishin goditur psikologjikisht pas asaj përmbysje brenda vetëm 5 minutave.
“Kjo fitore ishte e rëndësishme, pasi kemi zhvilluar dy ndeshje, për mua me eksperiencën që kam, afër 40-50 ndeshje ndërkombëtare, kanë qenë dy super ndeshje me Zhalgiris dhe ishim të goditur pak psikologjikisht pas asaj përmbysje brenda 5 minutash, por skuadra sot reagoi shumë mirë, ndaj dhe jam i lumtur” – përfundoi Duro.